FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte rigjen “buzëqeshjen”, rikuperon kapitenin për derbin me Juven

Me shumë mundësi të dielën në “Allianz Stadium” nuk do të ketë tifozë, teksa dueli për titullin mund të luhet me dyer të mbyllura. Interi ndërkohë në këtë ndeshje mund t’i gëzohet rikthimit të kapitenit, Samir Handanovic.

Portieri slloven duket se ka kaluar dëmtimin ne gisht, teksa në “Appiano Gentile”, ka shumë optimizëm se ai mund të jetë gati për derbin.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se sot ose nesër, ai do t’i nënshtrohet disa testeve që mund të evidentojnë nëse ai do të mund të rikuperohet në kohën e duhur. Handanovic deri më tani nuk ka bërë stërvitje me topin, për të mos rrezikon një tjetër dëmtim edhe më të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumë mundësi të dielën ai do të rikthehet titullar për të zënë vendin e Daniele Padellit, i cili është kritikuar nga tifozët se nuk është në lartësin e klubit. Dueli për titull fillon nga Torino, me Conten që duket se do të ketë Handanovic si një motor shtesë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?