Conte rraskapit lojtarët te Napolit, shtrihen në tokë nga lodhja

Napoli ka nisur tashmë t’i nënshtrohet urdhrave të Antonio Contes. Trajneri i ri prej dy ditësh ka nisur punën me skuadrën dhe “dora” e teknikut nga Lecce ka nisur të ndjehet menjëherë.

Mediat, menjëherë kanë theksuar metodologjinë e egër dhe tashmë të njohur të Contes në fazën e përgatitjeve para-sezonale.

Lojtarë të shtrirë në tokë dhe të ezuruar nga energjia, është ajo për të cilën Conte njihet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku në ditën e enjte sfiliti skuadrën me sprinte të shumta, vrapime në 200, 400 dhe 600 metra me lojtarët që në fund të seancës dukeshin të dorëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?