Conte zgjodhi Napolin, Juventus tani hidhet në sulm për Gasperinin

Merkatoja e trajnerëve këtë verë po shfaqet si një mozaik gjithnjë e më kompleks. Çdo lëvizje në një stol shkakton efekt zinxhir në të tjerët, duke e bërë “puzzle”-in teknik të vështirë për t’u plotësuar. Së fundmi, është Roma që po përballet me një ndryshim të papritur: Gian Piero Gasperini nuk është më i sigurt për të marrë drejtimin e skuadrës verdhekuqe.

Vendimi i Antonio Contes për të qëndruar te Napoli dhe lëvizja e Massimiliano Allegrit drejt Milani, kanë lënë të lirë pankinën e Juventusit. Për momentin, bardhezinjtë pritet të mbajnë Igor Tudorin deri në Botërorin e Klubeve, por në horizont po shfaqet një tjetër emër: ai i Gasperinit.

Trajneri i Atalantës, që sapo ka përfunduar një sezon historik me fitimin e Europa League, ka një lidhje të veçantë me Juventusin – aty ku nisi karrierën si trajner në sektorin e të rinjve gjatë viteve ’90 dhe 2000. Edhe pse deri pak ditë më parë dukej pranë marrëveshjes me Romën, ku pati një takim pozitiv me familjen Friedkin, situata ka ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhja e Contes dhe disa pasiguri lidhur me rregullat e Fair Play Financiar kanë sjellë stepje nga ana e kryeqytetasve. Në këtë kontekst, dhe përballë mundësisë për të realizuar ëndrrën e tij të vjetër për të drejtuar Juventusin, Gasperini ka vendosur të marrë kohë për të reflektuar dhe për të bërë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Conte zgjodhi Napolin, Juventus tani hidhet në sulm për Gasperinin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?