“Copa Del Rey”/ Shorti i vështirë për Barcelonën dhe Atletico Madridin
U hodh mesditën e se premtes shorti për fazën çerekfinale të kompeticionit “Copa Del Rey”. Barcelona që mban rekordin për më shumë kupa të fituara do të gjejë përballë Athletic Bilbaon.
Shorti i edicionit të 122 i “Copa Del Rey” vuri përballë një tjetër duel të fortë. Atletico e Madridit, që vjen me moralin e lartë pasi eliminoi kampionët e fuqi të Realit, do të sfidojë Sevillan.
2 çiftet e tjera çerekfinaliste që fati vuri përball në hedhjen e goglave ishin Mallorca-Girona dhe Celta Vigo-Real Sociedad.
KOHA JONË SONDAZH

