FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Coronavirusi ndal edhe Formula 1, shtyhet gara hapëse e këtij sezoni

Pas një mbledhjeje mes shefave të skuadrave dhe përfaqësuesve të FIA-s, u vendos që gara e Australisë, eventi hapës i Botërorit të Formula 1, të mos zhvillohet këtë fundjavë.

Vendimi erdhi pasi një mekanik i McLaren rezultoi pozitiv, me skuderinë që u tërhoq menjëherë nga gara. Pro pezullimit të garës australiane ishte edhe kampioni në fuqi i F1, Lewis Hamilton.

“Jam shumë, shumë i habitur që ndodhemi këtu në këtë moment. Është shokuese që gjendemi në një dhomë së bashku. SHBA po anulon fluturimet për Europën, NBA po mbyll dyert, ndërsa ne po vazhdojmë”, tha ai në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?