Correa një muaj jashtë fushave të lojës, do të mungojë në derbi

Joaquin Correa pësoi një dëmtim në kofshën e majtë dhe tashmë do të mungojë për të paktën dy javë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Joaquin Correa iu nënshtrua rezonancës magnetike sot në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Ekzaminimi zbuloi një dëmtim në kofshën e majtë. Lojtari do të rivlerësohet pas dy javësh”, thuhej në deklaratën e Interit.

Argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm për Inzaghin të paktën për sfidën e nesërme ndaj Venezias dhe derbin kundër Milanit.

SHKARKO APP