Correa përjeton momente tmerri, katër hajdutë i futen në shtëpi
Angel Correa, ka përjetuar një natë të tmerrshme këtë të premte, pasi ka qenë viktimë e një grabitje në banesën e tij.
Sipas “Cadena Cope”, lojtari ka qenë në shtëpi me familjarët, kur katër persona me maska i kanë hyrë në banesë me armë zjarri në dorë duke e kërcënuar.
Ata kanë kërkuar të dinë ku janë paratë dhe sendet me vlera në shtëpi, duke rrëmbyer shumë gjëra para se të largoheshin. Raportohet se as Correa dhe as familja e tij nuk kanë pësuar lëndime nga kjo grabitje me armë në banesë.
Policia ka nisur menjëherë punën për kërkimin e hajdutëve të cilët kanë marrë sende me vlerë prej qindra mijëra eurosh nga banesa e futbollistit.
KOHA JONË SONDAZH

