Costacurta: Isha 16 vjeç kur u përballa me Messin, brenda 15 minutash kërkova zëvendësimin
Mbrojtësi legjendar Alessandro Costacurta ka folur për herë të parë për duelin me Lionel Messit, kur “Pleshti” ishte vetëm 16 vjeç dhe po hidhte hapat e parë te Barcelona.
“U përballa me Messin kur ishte 16 vjeç. Në fillim mu duk si fëmijë dhe e lash të bënte çfarë të donte. Pas çerek ore lojë, i kërkova Ancelotti që të më zëvendësojë”, deklaroi ish-mbrojtësi.
Costacurta foli edhe për krahasimin mes Lionel Messit dhe Maradonës: ‘Janë të ngjashëm për gjenialitetit dhe e kanë shprehur në fushë, por Messi është më gjeni se Maradona. Diferenca është se Maradona mund të pësonte 66 faulle, para se kundërshtari të paralajmërohej, ndërkohë që Leo është ndryshe. Futbolli tani është diçka tjetër”, u shpreh Costacurta. /R.Lika-Koha Jone/