Courtois mungoi kundër Manchester United, shkak ishte një reklamë
Në takimin më të rëndësishëm të javës në “Premier League”, atë mes Manchester United dhe Chelsea ra në sy mungesa e një ylli si Thibaut Courtois. Vendin e gardianit të portës londineze e zuri Begoviç që pavarësisht dy golave të pësuar, zhvilloi një ndeshje të kënaqshme.
Sipas medias belge, përpara disa ditësh, Courtois së bashku me shokët e tij të skuadrës, Ake, Matiç, Begoviç dhe Alonso u bashkuan për xhirimin e këtij spoti, që promovon NBA-në në Kinë.

Por portieri u dëmtua kur mbështeti keq këmbën në tokë, pas një kërcimi në tentativën e një gjuajtjeje, duke humbur sfidën me Manchester United.
Por jo vetëm kaq, problemi qëndron se Courtois rrezikon të mungojë dhe në ndeshjen gjysmëfinale të “FA Cup” me Tottenhamin, e parashikuar të luhet këtë të shtunë, një situatë kjo që i ka lënë të pakënaqur anëtarët e stafit teknik të Chelseat.
KOHA JONË SONDAZH

