Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil
Philippe Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil dhe duket se se Aston Villa është gati t’ia plotësojë dëshirën.
Sipas “Football Insider”, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësuesin e mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, pra në janar.
Philippe Coutinho mbërriti shtatë muaj më parë tek Aston Villa nga Barcelona, në një marrëveshje të vlerësuar rreth 20 milionë euro. Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e luajtura për “Villans” dhe vetëm në një rast nuk u zëvendësua.