Coutinho mbetet në modë në Angli, tre ekipe pas fantazistit brazilian
Philippe Coutinho nuk do të qëndroj më tek Bayern Munich, kjo është e sigurt, me fantazistin brazilian i cili do të rikthehet në Barcelonë, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Ekipi gjerman e ka bërë të qartë vullnetin e tyre, Coutinho nuk bën pjesë në planet e së ardhmes por diskutimi është i njëjtë edhe në Barcelonë. Në asnjë moment, askush nga drejtuesit e klubit blaugrana, nuk është shprehur mbi këtë çështje, Coutinho do të largohet menjëherë por mbetet për tu vendosur si do të jetë formula e tij e largimit.
Dëshira e klubit është të shesin kartonin e tij por në këtë situatë të vështirë, pritet që Coutinho të largohet sërish në formë huazimi. Sipas “Sport”, janë tre klube angleze që do të futen në garë për të siguruar shërbimet e tij. Për 28-vjeçarin janë të interesuar Arsenal, Tottenham dhe Leicester City. Asnjë prej tre ekipeve nuk luan në Champios League por dy klubet e para, Arsenal dhe Tottenham mund të jenë një vitrinë e rëndësishme për Coutinhon për të nisur edhe një herë gjithçka nga e para.