Coutinho sërish me Neymar te Santos, fotoja e 18 viteve më parë bëhet virale

Një fotografi e realizuar plot 18 vite më parë është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas rikthimit të Philippe Coutinhos te Santos. Bëhet fjalë për një selfie të vjetër, ku Neymar Jr. shfaqej përpara pasqyrës me një aparat fotografik, ndërsa pranë tij ishte Coutinho.

Santos ka vendosur ta rikrijojë pikërisht atë moment, duke publikuar një tjetër foto me të njëjtët protagonistë, tashmë shumë vite më të rritur. Një mënyrë simbolike për të festuar rikthimin e Coutinhos te klubi brazilian.

Mesfushori 34-vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në ekip deri në dhjetor, kur edhe përfundon kampionati brazilian. Coutinho ishte larguar nga Vasco da Gama në shkurt, pasi kishte mbetur lojtar i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i tij te Santos është lidhur ngushtë edhe me Neymarin, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në bindjen e ish-shokut të tij për t’iu bashkuar klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas shumë vitesh, dy miqtë do të kenë sërish mundësinë të ndajnë të njëjtën fanellë, ndërsa fotografia e vjetër tashmë ka marrë një kuptim krejt të ri.

🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: 𝐂𝐎𝐔𝐓𝐈𝐍𝐇𝐎 𝐉𝐎𝐈𝐍𝐒 𝐍𝐄𝐘𝐌𝐀𝐑 𝐀𝐓  𝐒𝐀𝐍𝐓𝐎𝐒 🤩🤝 Santos have finalized the signing of Philippe Coutinho,  according to @cahemota & @ge.globo 🗞️ Coutinho will undergo his medical on  Friday and then sign

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?