Covid-19 nuk i ndahet Partizanit, sulmuesi Brown del pozitiv

COVID-19 nuk i ndahet Partizanit. Para derbit të kryeqytetit ndaj Tiranës që do të luhet të premten në “Air Albania”, sulmuesi xhamajkan Brian Brown i sapo rikthyer nga një dëmtim ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për herë të fundit 27-vjeçari është aktivizuar në ndeshjen e raundit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë ku shënoi edhe golin e vetëm të fitores dhe të kualifikimit për Partizanin.

Prej disa ditësh Brown është në karantinë teksa deri tani nuk ka shfaqur shenja të virusit, ndërsa ka shmangur kontaktet me lojtarët e tjerë. Trajneri Ilir Daja e ka aktivizuar vetëm në 2 ndeshjet e Kupës sulmuesin xhamajkan duke mos i dhënë minuta në kampionat, dhe mungesa e tij nuk do të ndihet shumë në derbin ndaj Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?