Covidi trondit arkat e Milanit, 195 milionë euro humbje në buxhet
Pandemia ka pasur një ndikim të madh financiar te të gjitha skuadrat në futboll. Nga kjo periudhë e vështirë nuk ka shpëtuar as Milani, që së fundmi ka bërë të ditur se ka njohur një humbje prej 195 milionë eurosh deri më 30 qershor të vitit 2020.
Mungesa në kompeticionet europiane për shkak të dënimit nga UEFA si dhe të ardhurat e pakta nga të ardhurat televizive, kanë bërë që ndikimi të jetë i madh në buxhetin vjetor.
Sipas njoftimit për shtyp optimizmi është i madh për të ardhmen, teksa sipas tyre janë respektuar rregullat e Fair Play Financiar. Seria A ka njohur një humbje prej më shumë se 500 milionë euro nga ndikimi i pandemisë së Covid-19. /R.Lika-Koha Jone/