FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Crespo: Futbolli i detyrohet shumë Messit, Kupa e Botës nuk ndryshon asgjë!

Në një periudhë kur futbolli është ndalur, Hernan Crespo, ish-sulmuesi i njohur argjentinas, ka folur për Messin në një opinion në gazetën “Ole”. Ish-bomberi i disa skuadrave në Serie A, aktualisht trajner i Defensas në Argjentinë, nuk është kursyer aspak në vlerësimet për sulmuesin e Barcelonës.

“Messi është një djalë që ka qenë në një nivel shumë të lartë për shumë vite, merr shkelma, ngrihet dhe përballet me vështirësitë, duke punuar fort. Ajo që ai bën shkon shumë më larg sesa si një lojtar apo sportist, ai është shembull i një profesionisti, me seriozitet, ndershmëri, gjithmonë i saktë.

Messi tejkaloi pritshmëritë në të gjithë botën dhe unë mendoj se ai është shumë më tepër sesa një lojtar i shkëlqyer i futbollit. Kupa e Botës për të është një trofe më shumë, nuk e ndryshon mendimin që kanë njerëzit. Në fakt, nëse mendoni për këtë, në një farë mënyre, futbolli i detyrohet Messit”, deklaroi Crespo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Crespo asegura que el futbol le debe a Messi | Deportes Fútbol | TUDN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?