Cristiano Ronaldo, 12 ndeshje apo 2 ndeshje pezullim?! (Foto)

Nuk kanë kaluar as dy javë që kur ai ngriti për herë të tretë trofeun individual më prestigjioz në botë, për një sportist, atë të “Topit të Artë”. Por papritur, Cristiano Ronaldo, humb durimin në fushë, në një ndeshje të La Liga dhe ndëshkohet me karton të kuq. Ai goditi futbollistin Edimar të Cordoba, në fitoren 2-1 të Real Madrid gjatë fundjavës, dhe u pezullua menjëherë nga gjyqtari, por nuk mbaron me kaq sepse Ronaldo rrezikohen të pezullohet edhe më rëndë, nga Disiplina, ndërkohë që pasi është qetësuar portugezi gjen rastin të kërkojë edhe falje. – “I kërkon ndjesë të gjithëve, veçanërisht Edimar për reagimin tim në ndeshje,” – theksoi Ronaldo në “Twitter”. Reagimi i tij në fushë u duk pak impulsiv. Pak momente më parë, ai pati një reagim tjetër ndaj mbrojtësit  të Cordoba, Angel Crespo dhe më pas goditi Edimar, me shuplakë në fytyrë. – “Ishte e shëmtuar, një faull i rëndë por më pas, ajo që ndodhi nuk ishte reagimi i duhur,” – theksoi ish- portieri i Realit të Madridit, Paco Buyo.-  “Ai ai u provokua dhe e humbi durimin. Këto gjëra ndodhin shpesh në futboll.”  Portuguezi ka dalë plot 9 herë nga fusha gjatë karrierës, me karton të kuq dhe tre herë gjatë sezonit të kaluar. Mediat spanjolle kanë raportuar ditët e fundit se Ronaldon e pret një pezullim prej 12 javësh.  Buyo, i cili përfaqësoi Spanjën dhe luajti me Real Madrid në sezonet 1986 e 1997, beson se me dy ndeshje pezullim, do të ishte i mjaftueshëm ndëshkimi.  – “Ne kemi parë veprime edhe më të këqija, që janë ndëshkuar me dy ndeshje. Rodrigo i Valencias ishte një shembull pasi u dënua me dy ndeshje ndaj agresionit të lojtarit të Rajo Valekoanos në takimin e Kupës së Mbretit.” Ronaldo u ndëshkua edhe në finalen e Kupës së Mbretit, një sezon më parë, ndaj Atletikos, sepse doli me karton të kuq. Lojtarët të tjerë, edhe të Barcelonës, komentojnë veprimin më të fundit të Ronaldos.  – “Është e vështirë të vlerësosh reagimin e Ronaldos, sepse ndonjëherë bie edhe viktimë e provokimeve,” – theksoi Neymar. – “Kjo i ka ndodhur [Zinedine] Zidane dhe më ka ndodhur edhe mua. Duhet të luash me mëndje të qetë.” Më 5 shkurt Ronaldo mbush 30 vjeç dhe po atë ditë Neymar feston 23 vjetorin e lindjes. Por portugezi duhet të mësojë pak nga këshillat e brazilianit të Barcelonës, pasi me shumë gjasa do ta festojë ditëlindjen jashtë fushave të blerta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?