Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder në histori

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord historik, këtë herë jashtë fushës së lojës. Sipas raportimeve të Bloomberg, ylli portugez i Al Nassr është bërë futbollisti i parë miliarder në botë, me një pasuri që arrin në 1.4 miliardë dollarë.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për 39-vjeçarin, i cili prej vitesh është ndër sportistët më të paguar në glob. Përveç fitimeve nga karriera e tij futbollistike, Ronaldo ka menaxhuar në mënyrë perfekte imazhin personal, duke nënshkruar marrëveshje shumëmilionëshe me marka të njohura botërore si Nike, Armani dhe shumë të tjera.

Një rol të madh në këtë arritje ka pasur kontrata e tij rekord me Al Nassr, që i siguron portugezit rreth 400 milionë dollarë të ardhura, si dhe një pjesë të aksioneve të klubit saudit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij kombinimi të suksesshëm midis karrierës sportive dhe biznesit, CR7 ka kaluar i pari kufirin e 1 miliard dollarëve, duke u bërë futbollisti i vetëm miliarder në histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?