FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo heroi i ndeshjes kundër Juventus

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, ku Real Madridi fitoi 4:1. Pas ndeshjes, familjarët e tij e ngritën në qiell portugezin, për paraqitjen mbresëlënëse.

Ronaldo gjithashtu brenda stadiumit u takua me ish trajnerin te Manchester Unitedi, Sir Alex Ferguson, i cili ia dhuroi çmimit e lojtarit më të mirë të finales.

32 vjeçari shënoi dy gola në finalen e Championsit, për të kapur shifrën e 600 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare, teksa theu rekord historik, duke u bërë lojtari i parë që shënon në tri finale të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo e përfundoi sezonin në Champions League si golashënuesi më i mirë me 12 finalizime, një më shumë se Leo Messi (11).

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas shumë mediave botërore, 32 vjeçari është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” për këtë edicion, që do të ishte i pesti në karrierë. /Gazeta Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?