Cristiano Ronaldo kërkoi 20 mln euro, refuzohet në filmin e Martin Scorsese
Debutimit të Cristiano Ronaldos në Hollywood do t’i duhet ende kohë.
Ronaldo pritej të kishte një rol në filmin e ri të Martin Scorsese, por agjenti Alessandro Proto pasi ra dakord që të gjente apartament për të në “Trump Tower”, ndërroi më pas mëndje për shkak se, siç raporton “Sport”, Ronaldo pritej të paguhej 10 mln euro për këtë film. Më pas agjenti i tij negocioi për të dyfishuar shifrën. Por Proto hodhi poshtë propozimin duke lënë Ronaldon jashtë filmit.
“ Nuk e doja atë në film për jetën time. Martin Scorsese është në një mëndje me mua. Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e filmit. Më vjen keq nëse nuk është ndjerë i vlerësuar, por në jetë duhet të mësohesh të fitosh disa dhe të humbësh disa të tjerë. Nëse vërtet duhet t‘i jepja atij 20 mln euro, do t’ia jepja vetëm nëse do të vija duart në kokë.”
Gazeta “World” nuk raportoi se Ronaldo kërkoi 20 mln Euro, por producentët kishin frikë se ai nuk do të përshtatej me rolin dhe do të dështonte.
Aktori Channing Tatum parashikohet të zërë vendin e Ronaldos.
KOHA JONË SONDAZH

