Cristiano Ronaldo mbush 41 vjeç, ndërpret “bojkotin” dhe rikthehet në stërvitje me Al Nassr

Cristiano Ronaldo feston sot 41-vjetorin e lindjes dhe e bën këtë duke u rikthyer në stërvitje me Al Nassr, duke i dhënë fund përkohësisht përplasjes së hapur me drejtuesit. Ylli portugez ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga seanca stërvitore me shokët e skuadrës, pas disa ditësh tensioni në të cilat kishte munguar si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje.

Sipas burimeve pranë klubit, pakënaqësia e CR7 lidhej me politikat e fondit PIF, të cilat sipas tij do të favorizonin Al Hilal-in e drejtuar nga Simone Inzaghi në dëm të skuadrave të tjera nën të njëjtën orbitë. Me rikthimin në stërvitje, pritshmëritë janë që Ronaldo të jetë në fushë në ndeshjen e radhës kundër Al Ittihad.

Me 1308 ndeshje të zhvilluara dhe 961 gola zyrtarë të shënuar, Cristiano Ronaldo është ndër golashënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Palmaresi i tij individual përfshin 5 Topa të Artë dhe 4 Këpucë të Arta, por ajo që e bën unik është aftësia për të thyer rekorde në çdo kompeticion ku ka luajtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe me fanellën e Portugalisë, ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm: golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kombëtareve, rekordmen për gola dhe asistime në Kampionatet Europiane, si dhe për gola në kualifikime dhe faza finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç rekordeve me Real Madridin, ku është golashënuesi më i mirë në histori, Ronaldo është futbollisti i parë që ka fituar titullin e golashwnuesitnë katër kampionate të ndryshme dhe ka shënuar mbi 50 gola në secilin prej tyre. Nga Premier League (Manchester United) te La Liga (Real Madrid), nga Serie A (Juventus) te Saudi Pro League (Al Nassr), “marka” CR7 ka kapërcyer çdo kufi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?