Cristiano Ronaldo poston foto “intime” me djalin e tij

 

Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me djalin e tij 5-vjeçar. Futbollisti portugez u ka uruar “natën e mirë” fansave, ndërsa është shtrirë për të fjetur me të birin, i cili përveç emrit, ka një ngjashmëri shumë të madhe me Ronaldon. Kjo nuk është hera e parë, që portugezi i dhuron fansave foto nga e përdirshmëria e  tij me djalin, i cili që tani ka filluar të ndjejë popullaritetin e të atit. Në nëntor të këtij viti në një dokumentar për jetën e tij, ylli i Real Madrid u shpreh se ai ka vendosur të marrë kujdestarinë e plotë të Cristiano Junior dhe ka vendosur që të ruajë anonimitetin e mamasë së djalit. Lidhur me dëshirën e të birit për t’u bërë në një të ardhme portier, Ronaldo tha se ai ndërron mendjen shumë shpesh e  nuk do t’i ndërhyj në zgjedhjet e tij. Në 2010, sportisti njoftoi se ai ishte bërë baba dhe do të kishte kujdestarinë e plotë të djalit, në bazë të marrëveshjes që kishte bërë me gruan që solli në jetë Cristano Juniorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?