Cristiano Ronaldo shpallet Topi i Artë 2014!

Futbollisti i Portugalisë dhe i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, shpallet lojtari më i mirë i vitit 2014. Ai fitoi Topin e Artë në mbrëmjen “gala”, që u zhvillua në Zurih, pak momente më parë. Për herë të tretë në karrierë Ronaldo merr këtë çmim, duke fituar betejën me Leo Messi dhe Manuel Neuer. Leo Messi kishte fituar katër herë radhazi këtë trofe, ndërsa Neuer garonte për trofeun e parë. Ronaldo barazon kështu legjendarët si Johan Krujf, Mishel Platini dhe Marko van Basten, të cilët e kanë fituar më parë plot tre herë. – “Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar,” – theksoi Ronaldo. – “Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për mua. Dua të vazhdoj me punën që kam bërë deri tani. Madje dua të përmirësohem edhe më shumë çdo ditë e më tepër. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta sillja këtë trofe sërish në shtëpi, për herë të tretë. Tani dua të bëhem lojtari më i madh i të gjitha kohërave,” – shprehet Ronaldo.  Cristiano Ronaldo mori 37.66% të votave. Leo Messi mori (15.76%). Portieri i Gjermanisë Manuel Neuer mori (15.72%) të votave. Për çmimin votuan trajnerët e ekipeve kombëtare, kapitenët e kombëtareve, anëtare të FIFA-s, si dhe gazetarët e përzgjedhur nga “Francë Football”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?