Cristiano Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori 2026

Cristiano Ronaldo nuk arriti të përmbante emocionet pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026. Kapiteni i luzitanëve u pa i përlotur menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, teksa Spanja triumfoi 1-0 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Humbja në minutat shtesë i dha fund ëndrrës së Portugalisë për të vazhduar rrugëtimin në turne, ndërsa Ronaldo u largua nga fusha me lot në sy, i ngushëlluar nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik.

Pamjet e yllit portugez duke qarë u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku tifozë nga e gjithë bota reaguan ndaj momentit emocional të një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo’s reaction after Portugal’s exit
by
u/JayomaW in
soccer

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?