Crystal Palace befason të gjithë, fiton Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit

Crystal Palace, fituesi në fuqi i FA Cup, ka mposhtur Liverpool-in kampion të Anglisë me rezultatin 5-4 pas penalltive, duke fituar kështu Community Shield 2025 dhe duke nisur sezonin e ri me një trofe.

Ndeshja, e zhvilluar mes fituesve të FA Cup dhe kampionëve të Premier League, përfundoi 2-2 në kohën e rregullt. Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong shënuan për Liverpool-in, ndërsa Jean-Philippe Mateta nga penalltia dhe Ismaila Sarr barazuan për Crystal Palace.

Në serinë e penalltive, vendimtar ishte goli i Devenny, pasi për Liverpool gabuan Mohamed Salah, Alexis Mac Allister dhe Harvey Elliott. Ky është trofeu i dytë në historinë e Crystal Palace, që pas suksesit në FA Cup shton një tjetër kupë në vitrinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?