Crystal Palace shkruan historinë, fiton për herë të parë Conference League

Crystal Palace shkruan historinë europiane, teksa triumfoi 1-0 ndaj Rayo Vallecano në finalen e UEFA Conference League, të zhvilluar në Leipzig, duke ngritur trofeun pas një sfide të luftuar deri në fund.

Skuadra londineze e nisi më mirë takimin, por me kalimin e minutave spanjollët fituan terren dhe iu afruan golit në pjesën e parë. Në minutën e 51-të, Jean-Philippe Mateta shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Batalla pas goditjes së Wharton dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Oliver Glasner.

Pas golit, Crystal Palace kërkoi të mbyllte ndeshjen dhe iu afrua disa herë golit të dytë. Yeremi Pino goditi dy herë shtyllën nga një goditje dënimi, ndërsa një tentativë për largim e Ratiut për pak përfundoi në autogol, me topin që u përplas në traversë. Në anën tjetër, Rayo Vallecano tentoi të reagojë, por pa konkretizuar rastet e krijuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, Crystal Palace siguron trofeun e parë europian në histori dhe bëhet skuadra e dytë angleze që fiton një kompeticion kontinental këtë sezon, pas Aston Villa në Europa League. Gjithashtu, londinezët renditen mes ekipeve angleze që kanë fituar Conference League, pas West Ham United dhe Chelsea.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?