Cuadrado kthehet në “mister” tek Interi, vetëm 97 minuta aktivizim në dy muaj

97 minuta dhe një asist për Lautar Martinez kundër Fiorentinës: ky, deri më tani është sezoni i Juan Cuadrados te skuadra e Interit. Aktivizimi i fundit me zikaltrit (35 minuta) daton në 7 tetor kundër Bolognës, duke pësuar një dëmtim në tendinën e akilit.

Pas një pushimi të shkurtër, Cuadrado u rikthye në fushë, por duket se problemet e tij të shëndetit nuk janë zhdukur plotësisht. Në vend të sinjaleve pozitive, është raportuar se ka përjetuar më shumë dhimbje dhe se kthimi i tij është shtyrë gradualisht.

Edhe pse rikthimi i Cuadrado mund të ishte një armë plus për Interin, veçanërisht në një moment të të ngjeshur me ndeshje, ende nuk ka një parashikim të qartë për rikthimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, skuadra vazhdon përgatitjet, dhe rikthimi i tij në grup ende nuk ka një datë. Kjo situatë lë hapësirë për spekulime nëse ai do ia dalë që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Juventus, më 26 nëntor në “Allianz Stadium”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?