Cuadrado shërohet nga Covidi, grumbullohet për finalen e Superkupës
Sporti E Mërkurë, 20 Janar 2021 12:44
Më në fund ka lajme të mira për Juventusin dhe Andrea Pirlon. Juan Cuadrado është shëruar nga koroanvirusi dhe do të jetë gati për sfidën e Superkupës që do të luhet sonte ndaj Napolit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi torinez. Ai ka kryer dy testet molekulare, ku ka rezultuar negativ. Tashmë priten edhe përgjigjet edhe për dy lojtarët e tjerë, De Ligt dhe Alex Sandro.