Daja dhe Dede, dy “D”-të që po e çojnë Shqipërinë në Europë

Ilir Daja dhe Nevil Dede

Futbolli shqiptar po përjeton një tjetër moment historik në arenën europiane dhe pas këtij suksesi qëndrojnë edhe dy emra të trajningut shqiptar: Ilir Daja dhe Nevil Dede. Dy trajnerë, dy histori të ndryshme, por i njëjti rezultat: Shqipëria po dërgon gjithnjë e më shumë skuadra në fazat e ligës së kompeticioneve europiane.

Nevil Dede shkroi një nga faqet më të bukura të karrierës së tij me Egnatian. Pas një periudhe ku puna e tij u shoqërua me pikëpyetje dhe kritika, trajneri shqiptar arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese, të fitojë titullin kampion dhe tashmë ta udhëheqë Egnatian drejt një suksesi historik në Europë.

Mbrëmjen e së enjtes, Egnatia përmbysi humbjen 3-1 ndaj Shamrock Rovers, duke fituar 5-1 dhe duke siguruar kalimin në play-off-in e Europa League. Mbi të gjitha, rrogozhinasit garantuan pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, për herë të parë në historinë e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër është Ilir Daja, një nga trajnerët shqiptarë me përvojën më të madhe në Europë. Daja ka arritur të dërgojë skuadra shqiptare dhe kosovare në fazat e ligës europiane dhe këtë sezon po udhëheq Dinamon në aventurën e saj kontinentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daja dhe Dede. Dy “D”-të e futbollit shqiptar që po e bëjnë Europën një realitet të prekshëm. I pari e ka kthyer eksperiencën europiane në një standard të karrierës së tij. I dyti po përjeton momentin e madh të konfirmimit, pasi nga dyshimet dhe paragjykimet kaloi te trofeu dhe tashmë te historia.

Dhe ndoshta kjo është pjesa më e bukur e suksesit të Dedes: ai nuk u dorëzua përballë zërave kritikë. Puna e tij mori përgjigjen më të mirë aty ku duhet të flasë një trajner, në fushën e lojës.

“Kjo fitore është për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për ne”, ishte mesazhi i Dedes pas triumfit.

Një fjali që përmbledh më së miri atë që po ndodh. Sepse suksesi i Egnatias dhe Dinamos nuk është vetëm sukses klubesh. Është një sinjal se futbolli shqiptar po fiton terren, po fiton besim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?