Daja: Fitorja erdhi falë sakrificës së lojtarëve, s’ka skema në terrene të tilla!
Trajneri Ilir Daja u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Skënderbut, ndërkohë që evidentoi se golat e shpejtë e ndihmuan shumë Partizanit, që mori një fitore plot sakrificë në një terren të vështirë.
“Unë dhe Ahmataj dolëm në plan të dytë për shkak të terrenit. Kur e nis 2-0 në kushte të tilla, sigurisht që më pas do të mbrohesh e mund të luash me topa të gjatë. Fitorja ishte si sakrificë e 2-3 lojtarëve që shënuan.
Këshilla e vetme për lojtarët ishte që nuk mund të luajmë e kombinime, duhet të luajmë me topa të gjatë. Nëse kapim topin e dytë, i krijojmë vështirësi kundërshtarit. Mendoj se e bëmë shumë mirë këtë.
Ne përgatitemi gjithmonë për goditjet standarde, por sot ishin ndarjet e zonave, që lojtarët e sulmit do të mbulonin. Sot skemat ranë poshtë. Do të veçoja Asanin, Bardhin dhe Malën, pasi aspektin teknik e kanë primar dhe sakrifikuan shumë.
Si ish-trajner i Skënderbeut? E thashë edhe në konferencë, Skënderbeun dhe korçarët i kam kundërshtarë vetëm dy orë. Uroj t’i shikoj sa më lart në renditje. Një pjesë e lojtarëve ishin me mua vjet dhe unë ndjej kënaqësi që ishim bashkë, ku u pozicionuam në vendin e 4-t. Melo? Me Melon do të merret stafi mjekësor, me sakrificën që bëri sot ka një mundësi të jetë në derbi. Besoj që sonte do qëndroj në Korçë, pastaj kthehem me skuadrën.”