FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja i mërzitur: Humbëm dy pikë, dominuam lojën ndaj Skënderbeut!

Ilir Daja është shfaqur shumë i mërzitur pas barazimit në Korçë, duke u shprehur se lojtarët e tij dominuan, por nuk i shfrytëzuan rastet për shënim.

“Dolëm barazim, por patëm shumë raste dhe luajtëm vetëm në zonën e Skënderbeut. Bëmë një gabim, që është i dyti radhazi. Të luash gjithë ndeshjen në fushën e kundërshtarit dhe të mos i lësh hapësira rivalit, nuk është ndeshje e dështuar.

Gabimi i Damcevskit? Nuk merrem dot me gabimet e lojtarëve, sepse janë njerëzore dhe do ketë gjithmonë. Edhe unë mërzitem më shumë në të tilla raste. Në golin e pësuar nuk ka gabim në rreshtim, është top i kontrolluar, por ky është i vetmi gabim në këtë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që duhet të përmirësojmë është vetëm shpejtësia në 20 metrat e fundit. Situatat që kishim sot në zonën e rivalit do prodhonin rezultat tjetër, pavarësisht gabimit. Jam i kënaqur me gjithë ekipin. Sot humbëm dy pikë, më vjen keq për rezultatin, nuk më lë shije të mirë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?