Daja: Ishim Superiore ndaj Tiranës, nuk do e përmendim fjalën titull!

Partizani mori një fitore të rëndësishme në derbi, që ka gëzuar trajneri Ilir Daja. Strategu i njohur theksoi që rëndësinë më të madhe e kishte rezultati, ndërkohë që sipas tij ishin superior ndaj rivalëve.

“Mbas 2-3 rezultateve pozitive, vijmë te një ndeshje kyçe, që është ndeshja më e fortë e kampionatit shqiptar. Në derbi rëndësi ka të fitosh ndeshjen. Ne përveç se fituam, ishin në superioritet karshi kundërshtarëve.

Moduli i lojës është pozicion statik. Ne ndryshojmë manovrën. Kishim zgjedhur një mënyrë tjetër për ta interpretuar lojën. Na rezultoi pozitive. Në radhë të parë manovra varet nga cilësitë e lojtarë, më pas përshtatet nga mënyra se si luan kundërshtari. Ne na rezultoi pozitive. Sot lojtarët kanë qenë më shumë të përqendruar, për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të mbajtur ekipin në bllok. Është merita e tyre që fituam ndeshjen.

Rivaliteti për titullin? Partizani e ka rivalitetin me Partizanin. Në mënyra të ndryshme do të vlerësoja 3 rivalet, që kanë karakteristika të ndryshme. Shkodra është më agresive në sulm dhe ka më pak ekuilibër në mbrojtje. Po të njëjta gjëra do të thoja për ekipet e tjera. Nuk do ta përmendim fjalën kampion, pavarësisht se jemi në luftë. Minimalisht duhet të jemi në Kupat e Europës. Llogaritë bëhen në fund të kampionatit.

Me Shehin nuk jam takuar akoma. Në derbi trajnerët janë sekondar. Aktorët kryesor janë lojtarët. Ne me Shehin punojmë gjithë javën, por në fushë interpretojnë lojtarët. Kaq kam për t’i thënë Orges Shehit”,deklaroi Ilir Daja.

SHKARKO APP