Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Daja: Nuk e bëj unë kampion Partizanin, kemi objektiva maksimalë

Sporti E martë, 3 Nëntor 2020 13:03
Daja: Nuk e bëj unë kampion Partizanin, kemi objektiva maksimalë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partizani është gati për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë, e cila në fakt do të jetë sfida e debutimit të Ilir Dajës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj skuadrës kruatane, strategu i njohur foli për shumë tema përfshirë edhe bojkotin dhe anën pozitive të tij, për merkaton e munguar por edhe për takimet miqësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ana pozitive e bojkotit është fakti që kemi pasur më shumë kohë për të punuar, pasi trajneri ka nevojë të aplikojë filozofinë e tij tek ekipi i ri. Nga ana tjetër, jemi gati për fillimin e sezonit të ri. Problematika kanë edhe stadiumet, të gjithë ndeshjet do të luhen në transfertë. Besoj se stadiumi i Kamzës është stadiumi ku do të luajë Kastrioti. Nesër kemi një ndeshje të vështirë, ata kanë tre vite që luajnë bashkë, kanë krijuar eksperiencë, janë përforcuar me disa elementë të mirë. Kanë bërë performanca të mira në miqësore, në aspektin e lojës dhe rezultatit.

Mund t'ju interesojë

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Milani në krizë: Sa pikë i duhen për kualifikim në Europa League?

Para 6 orësh
Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Saka jashtë fushave, Arteta flet për menaxhimin e ngarkesës dhe Dowman

Para 6 orësh
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shtrohet në spital pas rrëzimit në stërvitje

Para 6 orësh

Miqësoret kanë qëllim kryesor, sidomos te Partizani, eksperimentimin. Nuk janë tregues konkret, të gjithë stafet, lojtarët dhe arbitrat janë në kushte të qeta. Gjithmonë nuk janë tregues i vërtetë ndeshjet miqësore. Çfarëdo përgatitje të bësh je me ngarkesë në limite. Ngarkesa në kufi janë ndeshjet zyrtare, të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne do fokusohemi vetëm te Partizani. Në stilin tonë të punës i studiojmë kundërshtarët, ja u prezantojmë edhe lojtarëve. Ne do të ecim nën moton që çdo ndeshje është e barabartë me 3 pikë. Do të vlerësojmë vetëm ndeshjen e radhës, nuk do merremi me çfarë bëjnë kundërshtarët tanë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përveç Llanajt, i cili nuk është i gatshëm. Melo ka hasur probleme në ndeshjen e Kupës, por do të jetë gati për ndeshjen e kampionatit. Partizani ka gjithmonë objektiva maksimale.

Disa lojtarë kanë qenë pjesë e ekipit që u shpall kampion; Hoxha, Belica, Bardhi. Asani dhe Mala janë vlerë e shtuar. I vetmi problem, që nuk është i vogël, por që mundohemi ta minimizojmë, është ndarja jo në raporte të rregullta e lojtarëve në pozicionet e tyre.

Nuk është hera e parë që punoj në kushte të tilla. Nuk e bën Ilir Daja të çojë Partizanin drejt titullit, çelësi i suksesit te një ekip është bashkëpunimi. Asgjë nuk ka munguar nga presidenti, drejtori i rri afër ekipit, administrata ka bashkëpunim. Janë edhe lojtarët, vjet nuk luajtën një kampionat të mirë, ndërsa parvjet dolën kampionë”, deklaroi Daja.

Etiketat e lidhura

Ilir Dajapartizanitrajneri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.