Daja: Respekt për Skenderbeun, kanë kundërsulm të frikshëm!

Partizani kërkon të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa në sfidën e radhës do të presë skuadrën e Skënderbeut. Trajneri Ilir Daja duke folur në konferencën për shtyp, kërkoi respekt për ish-ekipin e tij, ndërkohë që druhet kundërsulmeve të tyre.

“Vijmë pas 3 javëve të mira, por edhe kundërshtari është në formë të mirë. Në këto 10 javë është vërtetuar se nuk ka ndeshje të lehta, pasi të gjitha ekipet kanë treguar forcën e tyre. Nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nuk kemi bërë më të mirën në këto javë të fundit në aspektin e lojës, por kemi marrë pikë dhe kemi gjetur rrugën e fitores. Skënderbeu meriton respekt edhe në të kaluarën kemi hasur vështirësi. Kanë kundërsulm të frikshëm.

Ne kemi punuar gjatë gjithë javës dhe mendoj që ta godasim Skënderbeun në pikat e tij të dobëta. Duhet durim që të arrihet, por do të synojmë fitoren Elementi kryesor është fryma e grupit. Kjo ekziston sepse me sakrificë dhe dëshirë lojtarët kanë arritur të kthejnë gjithçka në favor dhe kanë nxjerrë skuadrën nga kriza ku ishte futur. Edhe unë kam festuar me lojtarët, por nuk u bashkova në fushë. Atë kthesë e bënë lojtarët, që besuan deri në fund. Ky grup duhet vlerësuar.

Rikthimi i Bitrit? Jemi të fokusuar tek ndeshja e radhës. Kemi një kontingjent që nuk është dominuar nga asnjë ekip, kemi pasur dëmtime, por kontingjenti është i plot për të përballuar sezonin.

Ndodh te të gjithë ekipet të ketë dëmtime, në janar do përforcohemi aty ku kemi nevojë, pa larguar asnjë nga lojtarët që kemi. Janë rikuperuar disa lojtarë. Rikthehet Kamara. Mungon Albion Marku për shkak pezullimi. Cardoso, Filipovic dhe Damçevski vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Të tjerët janë në dispozicion. Kemi të gjithë lojtarët e duhur për të kaluar me sukses. Për Hoxhën do të vendosi sot trajneri i portierëve.

Mos tregoni formacionin disa ditë para ju lutem, sepse në të kundërt nuk do t’iu lejojmë që të vini në stërvitje. Duhet të jemi korrekt me shtypin, të dyja palët duhet të kenë respekt reciprok. Nuk e kam personale me një gazetar, por me moralin e çështjes”, tha Daja.

SHKARKO APP