Daja shpërthen ndaj Melos: Më mirë të aktivizoj lojtarë të rinj, se një që nuk jep asgjë!

Ilir Daja nuk ishte i pranishëm në stolin e Partizanit në barazimin me Bylisin për arsye shëndetësore, por ai foli në një lidhje telefonike me panelin e “Gol pas Goli”.

“Përpara se të përgjigjem, dua të shikoj tabelën e klasifikimit. Po thoni që nuk kemi bërë asgjë. Problemi është këtu. Me gjithë këto probleme që listuat, prapë Partizani është në vendin e 3-të. Kemi bërë një kampionat ku në pjesën më të madhe kemi qenë mbi mesatare.

Melo? Sa për Melon, po ju them një fakt. Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë tri ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta. Në vend që të ruajmë balancat ne ç’rreshtohemi. Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, sesa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë.

Kur dihen rezultatet e ndeshjeve ndonjëherë bëhet një ngarkesë më e madhe psikologjike sepse kërkon me doemos ta fitosh lojën. Ajo që na shqetëson, pa e hequr përgjegjësinë, lojtarët nuk përplasen fare. Shikoja lojtarët e Bylisit, brenda rregullores këtë herë, sepse herë të tjera dalin nga rregullorja, që kërkonin t’i fitonin dyluftimet. Ndërsa ne kemi disa lojtarë, që duan të luajnë vetëm kur u vjen topi”, deklaroi Daja.

SHKARKO APP