Daku gjen golin e parë me Spartak Moskën, festë me penallti ndaj ish-skuadrës (VIDEO)
Mirlind Daku ka gjetur golin e parë me fanellën e Spartak Moskës, dhe fati deshi që të realizonte pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Rubin Kazan.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 76-të, kur rezultati ishte 1-1. Koha e mbetur nuk solli ndryshim në shifrat e takimit dhe sfida e Kupës së Rusisë shkoi drejt ekzekutimit të penalltive.
Nga pika e bardhë, Daku u tregua i saktë dhe realizoi golin e tij të parë për Spartak Moskën. Sulmuesi kuqezi zgjodhi të mos festonte, në shenjë respekti për Rubin Kazanin, klubin ku ka luajtur më parë.
Interesant ishte fakti se edhe një tjetër shqiptar u përfshi në serinë e penalltive. Nazmi Gripshi, që mbron ngjyrat e Rubin Kazanit, realizoi gjithashtu nga 11-metra.
Në fund, Spartak Moska triumfoi 5-3 në ruletën e penalltive dhe siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Rusisë.

KOHA JONË SONDAZH

