Daku thumbon Sylvinhon: Me Maranin çdo lojtarë po e ndjen rëndësinë e tij!

Mirlind Daku ka folur përpara ndeshjeve të radhës të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, duke komentuar formën e tij, konkurrencën në repartin ofensiv dhe përshtypjet nga puna me trajnerin e ri, Rolando Maran. Sulmuesi e cilësoi si gjithmonë një privilegj grumbullimin me Kombëtaren, ndërsa theksoi se objektivi kryesor nuk është individual, por rezultatet e skuadrës.

Si i sheh këto katër ndeshje dhe a mund të arrijë kjo skuadër objektivin? – Si gjithmonë është nder të jesh pjesë e Kombëtares. Për këta arsye ftohemi edhe ne sulmuesit, për të shënuar gola dhe shpresoj që do të vazhdoj këtë cikël të ri. Të shënojmë gola, por me më shumë rëndësi është të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto katër ndeshje.

Konkurenca në sulm dhe çfarë të veçon ty? – Është mirë kur ka konkurrencë brenda skuadrës. Edhe çunat që kanë ardhur, vijnë prej një fillim sezoni shumë të mirë, kanë shënuar gola dhe kjo është gjë e mirë. Na duhet që të kemi lojtarë që të jenë në momentin e tyre. unë do pres momentin dhe nëse do më jepet mundësia, do jap më të mirën time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi juaj, vendi i parë në grup apo Euro 2028? – Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për Euro 2028. Rruga në Nations League na çon drejt Euro 2028. Për ne është objektivi kryesor që të jemi të parët dhe të vazhdojmë ato dy ndeshje që janë si finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndjen veten në 100? – Unë jam 100% i gatshëm për kombëtaren, kam qenë gjithmonë. Me ekipin e ri nuk kam lozur, por nuk vij prej ndonjë lëndimi. Është zgjedhja e trajnerit aty për të vazhduar me lojtarët që ka pasur.

Çfarë ju ka bërë përshtypje nga trajneri Maran? – Të gjithë lojtarët e grumbulluar nuk e kemi ndjerë rëndësinë veçmas. Tani po ndjejmë që secili lojtar ka rëndësinë e vet në skuadër dhe kjo më ka bërë të ndihem mirë. Për të tjerat, presim ndeshjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?