Dalja me karton të kuq ndaj Milan, Lorik Cana më i dobëti në fushë
Mbrojtësi francez i Milanit Menez u ndëshkua me katër javë pezullim nga Komisioni i Disiplinës në një ndeshje më parë, në humbjen e skuadrës së tij ndaj Lacios, 3-1, pasi u kacafyt me lojtarët lacialë. Lacio luajti sërish vetëm pak ditë më pas ndaj Milan, dhe protagonist i një kartoni të kuq, ku u bë lojtari i kombëtares sonë, Lorik Cana. Ai mori dy kartonë të verdhë, në harkun e pesë minutave lojë në pjesën e parë, kur ndeshja ishte 1-0 në favor të Lacios, që realizoi me anë të një 11-metërshi. Por ndonëse Cana nuk rrezikon pezullimin si Menez, kartoni i kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Milanit, ka bërë që ai të vlerësohet negativisht pasi dalja e tij me karton të kuq vuri në rrezik fitoren dhe kualifikimin e Lacios. Mbrojtësi i Lacios u vlerësua nga “Eurosport” me 4, që njëherësh ishte edhe nota më e dobët e të gjithë futbollistëve në fushë. Ndërkohë, portieri Etrit Berisha ka marrë notë pozitive, 6-të. Cana u përjashtua nga loja në minutën e 45-të, por Lazio fitoi 1-0 dhe eliminoi Milanin nga Kupa e Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

