Danezët i bashkohen “inatit serb”: Të hetohet fitorja e Shqipërisë, në Armeni!
Danimarka nuk arriti të kualifikohej në Euro 2016.
Danezët humbën mundësinë për të qenë në Europianin e Francës edhe përmes ndeshjeve “Play-off”, ku u mundën nga Suedia. Tani shpresën e madhe për një biletë në Europian e ka bazuar ky ekip te një hetim i mundshëm i UEFA-s ne lidhje me hipotezat për trukim të ndeshjes Armeni-Shqipëri.
Një lajm i tillë është publikuar nga e përditshmja daneze “Estra-Bladet”, duke marre shkas edhe nga deklaratat e fundit te kreut te Federatës armene, i cili, i ndodhur ngushtë dhe nën presion, është shprehur se disa futbollistë armenë mund te kenë tradhtuar idealet e një kombi të tërë, duke toleruar në ndeshjen e fundit me kombëtaren e De Biazit, që e humbën 3-0. Mediat serbe janë treguar edhe më radikale, duke kërkuar përjashtimin e Shqipërisë me afat të pacaktuar nga aktivitetet futbollistike.
Organizmi i futbollit europian, UEFA, është shprehur në lidhje me këto supozime mediatike, se nga delegati i saj, por edhe gjyqtari i takimit nuk është raportuar asgjë e dyshimtë në lidhje me ndeshjen e Jerevanit. Shqipëria nga ana e saj pret e qetë të mësojë kundërshtarët e fazës finale në France pas shortit që do të hidhet më 12 dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

