Danimarka i gëzohet humbjes sonë: Faleminderit Portugali!
Portugalia: Me Danimarkën do të jetë një finale”. Kështu e nis titullin kryesor gazeta daneze “Ekstra Bladet” duke iu referuar sfidës së 8 Tetorit në Bragë, ku skuadra nordike do të udhëtojë për sfidën e fundit të Grupit eliminator. Kjo e përditshme i kushton një hapësirë të madhe suksesit të Portugalisë në Shqipëri me titullin, “Portugalia i jep një dorë Danimarkës”, thekson se skuadra e Olsen po kalon një moment negativ pasi në dy ndeshjet e fundit nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe tani është e detyruar të luajë një 90 minutësh vendimtar.
Gazeta daneze sjell në plan të parë intervistat e lojtarëve dhe trajnerit portugez, sipas të cilëve, sfida e tetorit është vendimtare për kualifikimin në Euro 2016. Edhe gazeta tjetër “Jyllands-Posten” i kushton një hapësirë të madhe fitores së Portugalisë duke veçuar Etrit Berishën si një nga më të mirët në fushën e lojës. Ndërkohë, në faqen e internetit, televizioni TV2 bën lojë fjalësh me titullin: “Ndihmë e shpejtë për Danimarkën, Portugalia fiton në kohën shtesë kundër Shqipërisë”, duke shtuar se luzitanët arritën të gjejnë tre pikëshin ashtu si në “Telia Parken” vetëm në fundin e takimit, duke kryesuar bindshëm me 15 pikë, të ndjekur nga Danimarka me 12 dhe Shqipëria me 11 pikë.
Shqipëria nga ana tjetër ka dy ndeshje me ekipet e fundit të grupit, Serbinë dhe Armeninë dhe e ka siguruar zonën “Play-off”. Kualifikimi direkt i kuqezinjve do ta varet pikërisht nga rezultatet e ekipit tonë në dy ndeshjet e ardhshme si dhe rezultati i përballjes mes Portugalisë e Danimarkës.
KOHA JONË SONDAZH

