Danimarka, trajneri Olsen kërkon tre pikët e dronit nga KAS

Një fitore në ndeshjen e fundit me Portugalinë, mund të mos i mjaftojë Danimarkës për t’u kualifikuar direkt në “Euro 2016”. Trajneri Morten Olsen që e di se tanimë fati i skuadrës së tij nuk varet më vetëm nga ajo ndeshje ndaj edhe 66 vjeçari inatin padyshim e ka me Shqipërinë. Dhe këtë inat, jo vetëm për faktin që e ndali dy herë në barazim, por edhe që fitoi 3 pikët në Cas për ndeshjen e 14 tetorit të kaluar me Serbinë. – “Mendoj që tre pikët që Shqipëria fitoi me Serbinë, mund të na ishin dhënë edhe neve. Ju gazetarët duhet të ishit treguar më pasionantë për njeriun e dronit dhe fotot e tij”, ka deklaruar Olsen. Trajneri ka shprehur kështu zhgënjimin me mediat daneze që sipas tij duhet ta kthenin në një çështje foton e shpërndarë në rrjetet sociale ku shfaqet Ismail Morina bashkë me lojtarët e Kombëtares Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?