Danimarkë-Shqipëri, ja flamuri që do shpaloset në Kopenhagen
Ethet e ndeshjes Danimarkë-Shqipëri po ndjehen gjithnjë e më tepër.
Këto orë ka dalë në internet edhe një foto e flamurit që tifozët Kuqezi kanë përgatitur para ndeshjes që do të zhvillohet kundër Danimarkës në Kopenhagë, në kuadër të kualifikimeve për "Euro 2016".
Një flamur i madh kombëtar do të shpaloset në shkallët e stadiumit në atë ndeshje, në momentin kur do të këndohet himni kombëtar
. Ndeshja Danimarkë-Shqipëri, do të zhvillohet në stadiumin “Telia Parken” të Kopenhagenit në 4 Shtator, ora 20:45.
KOHA JONË SONDAZH

