Darvydas Sernas, për titullin Partizani blen lojtarin e Kombëtares Lituaneze

Për titullin kampion kërkohet përforcime. Pasi nuk u arrit akordi me James, nigerianin e Laçit, si dhe nuk u gjet një sulmues cilësor nga tregu vendas, të kuqtë i kanë hedhur “grepat” në treguan e huaj dhe besojnë se kanë gjetur lojtarin e duhur për të konsoliduar repartin më problematik gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, që ishte sulmi.  Partizani vazhdon përforcimet gjatë merkatos së janarit, tashmë me lojtarë që vijnë nga tregu i huaj. Klubi i kuq ka gjetur akordin me sulmuesin e kombëtares së Lituanisë, Darvydas Sernas. Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari ka rënë dakord për transferimin e tij te Partizani, pasi i ka dhënë  fund eksperiencës së fundit me polakët e Kategorisë së Dytë, Ëigry Suëalki. Ai luante në Poloni, pas përfundimit të periudhës së huazimit te australianët e Perth Glory.  Sernas është pjesë e kombëtares lituaneze të futbollit që prej vitit 2008 dhe ka luajtur në total me këtë përfaqësuese 35 ndeshje duke shënuar dhe 5 gola.  Sernas ka luajtur më parë dhe me polakët e Ëidzeë Lodz, me të cilët ka zhvilluar në total 68 ndeshje dhe ka shënuar 30 gola. Në karrierën e tij ai ka veshur dhe fanellën e turqve të Gaziantepsor, ekip me të cilin ka luajtur në periudha të ndryshme. Lojtari pritet të prezantohet zyrtarisht sot me fanellën e Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?