Darwin Nunez është i pafatë, ja rekordi negativ që vendosi mbrëmë

Dje në mbrëmje Liverpooli mori një fitore të madhe 4-1 ndaj Chelsea dhe vijon të qëndrojë në krye të tabelës. Një nga lojtarët që ra më shumë në sy ishte Darwin Nunez, por ai nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.

Sulmuesi uruguaian goditi katër herë shtyllën, duke përfshirë momentin që goditi 11-metërshin. Asnjë lojtar tjetër nuk ka goditur shtyllën katër herë në një ndeshje në historinë e Premier League, që kur kanë filluar të mbahen këto statistika.

Liverpooli nndërkohë mbetet në vendin e parë me 51 pikë në 22 ndeshje, pesë më shumë se Manchester City.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?