
Gianni De Biasi së fundmi në deklaratë befasuese. Para ndeshjes së fundit në grup në Nations League ndaj Luksemburgut në transfertë që vlen qëndrimin në Ligën C për përfaqësuesen azere, për të motivuar skuadrën e tij trajneri italian ka përmendur shembullin e Shqipërisë duke nënvizuar se shkoi në Europian me një skuadër më të dobët se ajo që drejton aktualisht.
“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i jap rëndësi çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin, ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, deklaroi De Biasi.