De Biasi: Deri në maj, koha për “të karikuar” bateritë

Shkëlzen Gashi është nisur drejt SHBA-ve, Arlind Ajeti, Ledian Memushaj, Elsied Hysaj, Etrit Berisha drejt Italisë, Sokol Cikalleshi drejt Turqisë, Lorik Cana e Emir Lenjani drejt Francës, Armando Sadiku e Taulant Xhaka drejt Zvicrës e kështu me radhë. Kuqezinjtë pas dy miqësoreve me Austrinë dhe me Luksemburgun janë shpërndarë dje nëpër klubet e tyre, ku nuk kanë harruar të postojnë edhe momente nga miqësoret e marsit dhe premtimin para tifozëve se në finalet e Euro 2016, do të rikthehet edhe më të fortë. Në përfundim të dy ndeshjeve miqësore të Marsit, që shërbyen edhe si testi përpara Euro 2016, trajneri Gianni De Biasi vlerëson paraqitjet e kuqezinjve.

Miqësoret

Ndaj Austrisë, përballë së cilës humbën 2-1 dhe ndaj Luksemburgut ku fituam 2-0, për trajnerin Gianni de Biasi ishin dy ndeshje, ku trajneri vlerësoi gjendjen e të gjithë kontingjentit në dispozicion. – “Ishin dy ndeshje të ndryshme të luajtura në kushte të ndryshme. Ndjej keqardhje për mënyrën se si zbritëm në fushë ndaj Austrisë, ku në 20-25 minutat e para të pjesës së parë luajtëm në një mënyrë që nuk është e jona dhe më tej pësimi i dy golave të thjeshtë që mund të evitoheshin pa problem. Skuadra më pas dha përgjigje pozitive në fundin e pjesës së parë, ashtu edhe në pjesën e dytë dhe në sfidën me Luksemburgun, ku në pjesën e dytë ishim në avantazh numerik pas kartonit të kuq të portierit, që na mohoi golin e parë. Gjithsesi ndeshja do të kishte shkuar në të njëjtën mënyrë. Jam i kënaqur, pasi fusha në Luksemburg ishte vërtetë në gjendje të keqe, ku lojtarët kishin vështirësi të ruanin ekuilibrin, por skuadra arriti gjithsesi të luante. Ndryshimet ishin të gjitha të llogaritura, pasi duhej t’i provoja, t’i shihja lojtarët dhe të kuptonim se çfarë do të ishin në gjendje të bënin. Mendoj se përgjigjet ishin pozitive”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se në muajin maj do të jetë koha e zgjedhjeve për lojtarët që do të grumbullohen në finalet e Euro 2016. Për trajnerin është herët të flasë rreth 23 lojtarëve që do t’i duhen në këto finale, por miqësoret  fundit i kanë dhënë atij një ide më të qartë rreth asaj se çka i nevojitet Kombëtares të jetë gati për Europianin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Euro 2016

Pas dy miqësoreve të muajit mars në fund të majit do të ketë edhe një test tjetër ndaj Katarit, si dhe nuk përjashtohet mundësi për të luajtur edhe ndonjë ndeshje të fundit. – “Nuk duhet të harrojmë, që kemi bërë hapa gjigantë vitet e fundit. Përpos kualifikimit në Europian, skuadra ka identitet, është një ekip i ri dhe me perspektivë. Në Luksemburg aktivizuam edhe Rashicën, që nga pikëpamja e perspektivës është mjaft i mirë, sepse ende nuk ka mbushur ende 20 vjeç. Të gjitha shenjat janë të mira që kjo rrugë e nisur, të jetë ajo e duhura. Për të qenë gati për Europianin nevojitet që në maj të arrijmë me bateritë e karikuara. Të përpiqemi të punojmë mirë në Austri, gjatë grumbullimit. Më pas të vazhdojmë të luajmë shanset tona. Të zbresim në fushë pa presion të tepruar dhe të vetëdijshëm që gjithçka do të bëjmë do të jetë në funksion të të gjithë popullit shqiptar, atyre në Atdhe dhe atyre që jetojnë në emigrim, të cilët janë të shumtë dhe që na ndoqën me entuziazëm edhe në këto dy miqësore,” – nënvizoi De Biasi një ditë pas miqësores së fituar 2-0 në Luksemburg, falë golave që u shënuan në pjesën e dytë nga Sadiku e Cikalleshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?