De Biasi e Tramezzani, mes Shqipërisë dhe Italisë: Ja diferencat. Sampdoria, takon Cikalleshin
një staf trajnerësh italianë, me kryesor Gianni De Biasi dhe me asistent, Paolo Tramezzani. – “Niveli i futbolllit në Shqipëri ka pësuar rritje të dukshme, vitet e fundit” – theksoi ndihmësi i De Biasit, Tramezzani, në një intervistë. – “Derbi i Tiranës ishte një ndeshje shumë e mirë dhe atmosfera gjithashtu fantastike, çka tregojnë më së mirë nivelin në rritje të futbollit në Shqipëri.” Ai sheh edhe trajnerët shqiptarë, të pasionuar për të ndjekur modelin italian. – “Trajnerët në Shqipëri na kanë ndjekur ne me entuziazëm gjatë vitit të fundit, duke na thënë se kanë mësuar gjithçka duhet në Coverciano (aty ku zhvillohen kurse trajnerësh në Itali) dhe tani disa prej tyre drejtojnë Akademi futbolli, falë kjo edhe ndihmës së federatës.” Ndihmësi i De Biazit flet edhe për ndeshjen e Serbisë, që la një shije të hidhur jo vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe për faktin që UEFA mori vendime të çuditshme, mbi rezultatin, pa lidhje me incidentet dhe organizimin e këtij takimi:
Cili është impakti juaj në lidhje me Shqipërinë?
Shumë pozitiv. Në Shqipëri na kanë pritur me krahë të hapura. Gianni (De Biasi) dhe unë jemi shumë të lumtur, me këtë ekspreiencë.
Cilat janë kujtimet tuaja nga mbrëmja e tmerrshme, që përjetuat gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri?
Në të vërtetë ishte ashtu, një mbrëmje e tmerrshme. Uroj që e gjithë ajo që ndodhi të harrohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kombëtarja Shqiptare është duke reaguar mjaft mirë pas asaj ngjarje, ndonëse vendimi i UEFA-s na penalizoi neve. Mendoj se duhet të rishihej ndeshja më mirë nga UEFA.
Sampdoria, ndërkaq, ka qenë shumë pranë Cikalleshit?
Ai është një sulmues i shkëlyqer, të cilin De Biasi e vlerëson shumë. Ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, po ta krasojmë me Okaka, kështu që Sokoli mund të luajë fare mirë në Itali, me klube të Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

