De Biasi: Finalistët e Europianit? I kemi mundur që të dy
Pas humbjes me Shqipërinë, nuk janë ndalur më.
Në 10 korrik, në “Stade de France”, Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Europianit pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.
Dy ish-rivalet e Shqipërisë në grupin kualifikues të “Euro 2016” (duhet përmendur gjithsesi se ndeshjet me Francën vlenin si miqësore), për herë të fundit në një ndeshje zyrtare janë thyer pikërisht nga skuadra e Xhani De Biazit.
Në një prononcim për mediat, trajneri i kombëtares shqiptare thotë se ndihet mirë që edhe skuadra e tij do të zbresë me një “rekord” në “Stade de France” të dielën.
“I kemi mundur dhe më vjen mirë që kjo kujtohet. Është diçka që ndodh një herë, maksimumi dy herë në jetë, sepse diferencat me ta, si me Portugalinë ashtu edhe me Francën, janë shumë të mëdha”, u prononcua trajneri i kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

