De Biasi: Kalimi i grupit në Euro 2016, edhe me një fitore

Gianni De Biasi flet për të gjitha, nga puna me Shqipërinë, objektivat në Euro 2016, e ardhmja në stolin kuqezi, pretendentët në evenimentin kontinental në Francë dhe zhvillimet në Serinë A italiane.

Trajneri i Kombëtares e nis intervistën për agjencinë “Italpress” me objektin që kuqezinjtë.

59-vjeçari pohoi se “kalimi i fazës së grupeve do të ishte si një fitore për Shqipërinë” , ndërsa vlerësoi se “Italia është një prej skuadrave favorite” dhe në Euro 2016 mund të “kualifikohet lehtësisht deri në gjysmëfinale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Biasi mohoi spekulimet se në rast të kualifikimit në 1/16 e turneut stadiumi në Tiranë do të ketë emrin e tij, por theksoi se pavarësisht rezultateve të Shqipërisë “emrat e heronjve që morën pjesë në këtë arritje historike do të shkruhen në një pllakatë të artë në impiantin modern që do të ndërtohet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I ngacmuar për të ardhmen, tekniku deklaroi se “nuk e mendon rikthimin në futbollin italian”, madje shprehu keqardhje “që nuk e provoi më shpejt një aventurë larg Serisë A”.

De Biasi nuk e mendon rikthimin në Itali pas Euro 2016, pavarësisht “një oferte nga vendlindja”, ndërsa zbuloi një tjetër “ofertë nga Europa që e intrigon më tepër”, por si një person supersticioz nuk preferoi të tregonte emra.

Intervista e trajneri vijoi me tregimin nga “bisedimet serioze për të marrë drejtimin e Kombëtares”, te “vështirësitë e fillimit për t’u ambientuar me realitetin e ri dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me zv.trajnerin Tramezzani, duke vendosur bazat e së ardhmes së ekipit”.

Për De Biasin, suksesi i Shqipërisë erdhi “prej ndryshimit të mentalitetit”.

Drejtuesi i stolit kuqezi saktësoi se më parë “një fitore mjaftonte për t’i kënaqur të gjithë, ndërsa tani ekipi ka mësuar të synojë gjithmonë e më tepër rezultate”.

Në fund, trajneri foli për Serinë A, ku beson se “me eksperiencë dhe mentalitet Juventusi nuk do ta lejojë Napolin t’ia rimarrë kryesimin”, ndërsa e cilësoi të vështirë për ta komentuar debatin ndërmjet Totti-t dhe Spalletti-t te Roma, pasi diçka të ngjashme e kishte përjetuar te Brescia me Roberto Baggio-n./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?