De Biasi, Mavraj, Cana me një zë, “Shqipëria po rritet, kualifikimi ende herët”

Vetëm një ditë para ndeshjes me Armeninë trajneri italian Gianni De Biasi mori nënshtetësi shqiptare. Dhe prandaj donte ta festonte atë me një fitore, si dhurata bë bukur për tifozët e shumtë kuqezi. Mediat italiane fitoren 2-1 ndaj Armenisë, e kanë përkufizuar të tillë, që pas marrjes nënshtetësisë shqiptare, De Biasi e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme atë. Edhe pse për gati 80 minuta, ai ka vuajtur në stol gjatë ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij, në fund si të gjithë shqiptarët ka festuar një sukses historik, që e çon Shqipërinë edhe më pranë finaleve të Europianit.   –“Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime por tani nuk është më. E kisha parashikuar një ndeshje shumë të vështirë, sepse Armenia është një skuadër që di të mbrohet dhe sulmon me shpejtësi. Në rastin e parë na shënuan gol. Në pushim të ndeshjes u thashë futbollistëve që duhet të besojmë dhe se ne jemi më të mirë se ata dhe mund ta fitojmë ndeshjen. Me ndryshimet që bëmë ditëm të shfrytëzonim cilësitë e futbollistëve që zbritën në fushë.” Për De Biasin ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të vijojë më pas, pasi Shqipëria ka shumë gjëra për të përmirësuar në lojën e saj.  – “Le të themi që ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të luajmë. Gjithsesi mund të them se ishim shumë të zotë dhe krijuam shumë raste, goditëm tri herë shtyllë dhe kjo ndodhi edhe para se ta mbeteshin me një lojtar më pak. Për këtë arsye them se e merituam ndeshjen. Kemi ende për të bërë dhe për t'u përmirësuar, sepse kishte gjëra që nuk shkuan mirë.”  Në pjesën e dytë kuqezinjtë dominuan në lojë dhe pasi gjyqtari spanjoll mohoi një 11-metërsh, ndëshkoi pak momente më vonë  një nga lojtarët armenë, me karton të kuq. Në superioritet numerik, Shqipëria në 20 minutat e fundit të ndeshjes shënoi dy gola, me Mavraj e Gashi, duke përmbysur shifrat në 2-1. Një fitore, që jo vetëm na afron më pranë kualifikimit historik, por konfirmon edhe qëndrueshmërinë e kuqezinjve ne lojë e rezultate, diçka që nuk kishte ndodhur më parë.  

Lorik Cana: Me këtë fitore, treguam se mbetemi  në rritje

Kapiteni Lorik Cana, mbi fitoren e fundit ndaj Armenisë, nuk i fsheh emocionet e tij. – “Është herët për të thënë se do të shkojmë në Francë. Sot kaluam një hap të rëndësishëm. Ne po rritemi, në fund në futboll feston ai që fiton, besoj se e merituam fitoren. Përgëzoj të gjithë djemtë sepse kishte shumë njerëz që e prisnin fitoren. Bëmë maksimumin, në fund na buzëqeshi fati. Bëmë edhe gabime por të gjithë skuadrat gabojmë. Ka mbetur edhe gjysma e rrugës.” – theksoi Lorik Cana

Swiss Digital Desktop Reklama

Mavraj: fitore me besim tek zoti, ende herët për kualifikimin

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte në dilemë të luante deri në prag të ndeshjes, madje pas fillimit ai u bë shkak i golit të shpejtë të miqve, pasi devijoi topin në rrjetë. Megjithatë, Mërgim Mavraj mund të quhet heroi i fitores së kuqezinjve. Shpirti i sakrificës dhe besimi te Zoti i dhanë forcë Mërgim Mavraj të zhvillonte një nga ndeshjet më të mëdha të karrierës së tij. Për mbrojtësin e Kolnit, emocionet e sfidës së "Elbasan Arena" ishin të papërshkrueshme. –“Emocionet ishin të mëdha. Ishim shumë të përqendruar gjatë ndeshjes. E kemi ditur edhe pas pësimit të golit që na duhej vetëm, të shënonim për ta kthyer ndeshjen. Kisha shumë dëshirë për të bërë gol, fati shyqyr Zotit ishte në anën time. Me paraqitjet e mia shpresoj të ndihmojë skuadrën në të ardhmen.”  Sipas Mavrajt shqiptarët duhet ta shijojnë këtë moment të mrekullueshëm, por nga ana tjetër duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë sa i përket kualifikimit. –“Kemi bërë hapin e radhës, nuk kemi arritur asgjë. Është moment fantastik të cilin do ta shijojmë por kemi shumë rrugë. Shpresoj të vijojmë me këtë zhvillim të skuadrës,” – thotë  Mavraj. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?