De Biasi: Ndeshja me Ukrainën, test para Europianit

Një ditë para miqësores me Ukrainën, trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi në një konferencë për mediat tha se është një test i rëndësishëm, ku nuk duhet të bëjmë figurë të keqe përpara Europianit.

“Kundërshtarët tanë në Europian duan të festojnë në ndeshjet me ne, por ne do kërkojme t’ua prishim festën”, ka thënë De Biasi.

Në lidhje me listën e lojtarëve të cilët do të aktivizohen gjatë Europianit, De Biasi tha: Më falni për nervozizmin në konferencën e fundit, por isha i trishtuar për largimin e 4 lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Veselin e zgjodha sepse ka kaluar një sezon shumë të mirë dhe ka cilësi mjaft të mira. Gjimshti nuk ishte në gjendje të mirë fizike”, u shpreh trajneri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk duhet të mjaftohemi me kualifikimin, duhet të bëjmë më shumë”, ishin fjalët e De Biasit në konferencën që dha nga Italia.

Ndeshja me Ukrainën do të zhvillohet nesër në orën 20:30 në Bergamo të Italisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?